Sot pasdite u riatdhesuan në aeroportit ‘Nënë Tereza’ 36 shtetas shqiptarë të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë e Belgjikë.

Ndërkohë Policia Kufitare vijon zbatimin e masave shtesë për parandalimin e tentativave për azil në vendet e BE-së.

Në Rinas ishin edhe përfaqësues të ambasadës franceze dhe oficeri i kontaktit në Shqipëri të cilët asistuan në procedurat e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga vendet e BE-së.Rinas Azilkerkues (2)Zv/Ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se shanset për azil janë zero.
“Riatdhesimi i sotëm i shtetasve azilkërkues në vendet e BE-së, dëshmon edhe një herë angazhimin e Qeverisë Shqiptare dhe Policisë së Shtetit, për të trajtuar të gjitha rastet e riatdhesimit për azil, dhe gjithashtu është edhe një thirrje për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk duhet të marrin iniciativa kërkim azili, pasi do të rezultojnë të pasuksesshme.
Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, për parandalimin e këtyre rasteve.
Kjo është një thirrje ndaj gjithë shqiptarëve të cilët tentojnë të kërkojnë azil, për t’ju thënë që shanset e tyre janë zero”, deklaroi Kuko.

Rinas Azilkerkues (3)

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj theksoi se duke iu referuar statistikave, numri i shtetasve që kërkojnë azil në vendet e BE-së, është në ulje të vazhdueshme.

“Duke filluar që nga 1 gushti i vitit 2017, datë në të cilën filloi edhe zbatimi i këtyre masave, trendi i shtetasve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së ose në Schengen është në ulje”, u shpreh Hajnaj.

Janë ndaluar për të ikur jashtë territorit të Shqipërisë, shtetas që nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar, gjithsej 7 315 shtetas.

Nga këta janë 6 630 shtetas të rritur dhe 682 janë minorenë, kjo për periudhën Gusht deri në Tetor 2017.

Të gjithë shtetasit që thyejnë rregullat e Schengenit, do të kthehen dhe nuk kanë shansin për të përfituar azil në vendet e BE-së ose në Schengen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: