E ardhmja e Franck Ribery ishte e paqartë pas largimit nga Bayern Munich në fund të sezonit të kaluar, por tani duket se ai do të trasferohet drejt Lindjes së Mesme. Francezi kishte qenë i lidhur me Eintracht Frankfurt dhe Sheffield United, por e ardhmja e ij ka marrë një kthesë tjetër.

Ribery do të transferohet në Arabinë Saudite ose në Katar, sipas Bild, ku ai ka vendosur të përfundojë karrierën e tij pas më shumë se një dekade me Bayern. 36-vjeçari u nis për në Gjirin Arabik të premten pasi kaloi një provë mjekësore në Mynih.

Ribery i dha lamtumirën Bayernit në mbyllje të sezonit të kaluar, duke i dhënë fund 12 viteve të shkëlqimit me klubin gjerman. Largimi shënon fundin e një epoke për gjigantët gjermanë, të cilët janë edhe paholandezin Arjen Robben , që vendosi të tërhiqej pas sezonit  2018/19.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb