Franck Ribéry është shprehur “se dëshiron te luaje” me Bayern Munich ndaj Atlético Madrid te martën, duke sqaruar se është rikuperuar nga problemet shëndetësore qe ka patur me shpinën.
“Unë jam gati për te luajtur ne këtë ndeshje, pasi jam rikuperuar plotësisht nga dëmtimi”, theksoi francezi, duke dhënë një mesazh për trajnerin Pep Guardiola, i cili e aktivizoi si zëvendësues ne ndeshjen vajtje te Bayern (1-0), te mërkurën e kaluar ne Madrid.
33-vjecari mungoi te shtunën ne ndeshjen e kampionatit ndaj Mönchengladbach (1-1), pasi nuk ishte i gatshëm plotësisht, është shprehur trajneri katalan. Pasi një viti 2015 pothuajse inaktiv, Ribéry ka luajtur ne 18 ndeshje këtë sezon, përfshirë gjashte ne Ligen e Kampioneve.
(ed.me/BalkanWeb)
