Gazeta britanike BBC ka shpërndarë fotot e para të serive të reja televizive “MotherFatherSon” ku shfaqet si protagonist Richard Gere.
Divi i hollywood kthehet kështu në ekranin e vogël pas rreth 25 vitesh. Xhirimet e filmit janë në Londër dhe tetë episodet do të transmetohen në BBC Twoo gjatë 2019.
E shkruar nga Tom Rob Smith dhe e drejtuar nga James Kent dhe Charles Sturridge, filmi është një dramë psikologjike me intriga dhe lojëra pushteti.
Richard Gere është një sipërmarrës karizmatik dhe shumë i fuqishëm që operon në botën e medias me një qendër në Londër. Djali Caden (Billy Howle) drejton gazetën britanike të babait të tij, duke vënë në rrezik të ardhmen e familjes me stilin e tij autoshkatërrues.
Burri do të jetë i detyruar të kthehet në Kontinentin e vjetër për të sistemuar gjërat.
Gere e ka filluar karrierën e tij në vitet Shtatëdhjetë me rolet televizive dhe serite si ‘Kojak’. Roli i fundit në ekranin e vogël i takon vitit 1993, me ‘Guerra al Virus’.
(da.xha/BalkanWeb)