Në një biografi për këngëtaren Beyonce, është mësuar se Rihanna ishte shkaktare për ndarjen njëvjeçare ndërmjet Beyonces dhe Jay Z-it.

Gjatë vitit 2005, kur Jay Z kishte zbuluar Rihannan si yllin e ardhshëm të muzikës, ai kishte edhe një aferë me këngëtaren që në atë kohë ishte 17 vjeçare, shkruan Daily Mail.

Këto të dhëna janë shkruar në librin e J Randy Taraborrelli “Becoming Beyonce: The Untold Story”, shkruan “Koha.net”.

“Beyonce nuk dinte si të reagonte me këtë rast, dhe në fakt kishte përfunduar me ndarje për një kohë të shkurtë”, ka thënë Taraborrelli për Daily Mail.

Beyonce dhe Jay Z janë në lidhje që nga viti 2000, kurse tani janë të martuar dhe kanë një vajzë tre vjeçare, Blue Ivy.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: