Beyonce rikthehet me një turne të ri botëror, ‘Cowboy Carter Tour’, megjithëse datat dhe vendndodhjet nuk janë konfirmuar ende. Në këtë turne ajo do të prezantojë atë që është albumi i saj i tetë në studio, i quajtur ‘Cowboy Carter’, i publikuar më 29 mars 2024.

Ky është një projekt më se i veçantë për artisten, siç ka shpjeguar në një prononcim në Instagramin e saj kur publikoi albumin: “Kritika që duhej të duroja kur hyra në këtë zhanër, më detyroi të kapërcej kufizimet që më ishin vendosur. Ky akt i dytë është rezultat i sfidës së vetvetes dhe i gjetjes së kohës sime për të përthyer dhe përzier zhanre për të krijuar këtë vepër.”

“Ndihem mirë të shoh se si muzika mund të bashkojë kaq shumë njerëz në mbarë botën, duke përforcuar gjithashtu zërat e disa prej njerëzve që kanë kushtuar shumë nga jeta e tyre duke edukuar në historinë tonë muzikore”, vazhdoi ajo. “Ky nuk është një album country. Ky është një album “Beyonce”. Ky është akti II COWBOY CARTER, dhe unë jam krenare që e ndaj me të gjithë ju!”

Lista e këngëve të ‘Cowboy Carter’
• ‘American Requiem’
• ‘Blackbiird’
• ’16 carriages’
• ‘Protector’
• ‘My rose’
• ‘Smoke hour’ – with Willie Nelson
• Texas hold ‘em
• ‘Bodyguard’
• ‘Dolly P’
• ‘Jolene’
• ‘Daughter’
• ‘Spaghettii’ – with Shaboozey
• ‘Alliigator tears’
• ‘Smoke hour II’
• ‘Just for fun’
• ‘II most wanted’ – with Miley Cyrus
• ‘Levii’s jeans’ – with Post malone
• ‘Flamenco’
• ‘The Linda Martell Show’
• ‘Ya ya’
• ‘Oh Louisiana’
• ‘Desert eagle’
• ‘Riverdance’
• ‘II hands II heaven’
• ‘Amen’
• ‘Sweet ? Honey ? Buckiin”
• ‘Tyrant’

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: