Kualifikueset e Katar 2022 për Europën rikthehet sot me të tjera sfida teksa ndeshje pas ndeshjeje po konfirmohen dhe ekipet e para në grupe.

Dueli më i fortë sot duket ai mes Turqisë dhe Holandës. Turqit kryesojnë grupin me 11 pikë, 1 më shumë se Holanda dhe Norvegjia.

Ndeshja luhet në Amsterdam dhe ‘Tulipanët’ do të shfrytëzojnë mundësinë për të marrë vendin e parë.

Nga ana tjetër Portugalia udhëton në Azerbajxhan për të marrë 3 pikëshin e radhës në grupin A ndaj skuadrës së drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Iberikët janë në vendin e parë me pikë të barabarta me Serbinë që do të luajë në Irlandë.

Franca do të kërkojë rikthimin tek fitorja përballë Finlandës. ‘Gjelat’ e Deschamps kryesojnë grupin D me 9 pikë, por në ndeshjet e fundit nuk kanë bindur me barazimet përballë Ukrainës e Bosnjes.

Duel i fortë është dhe ai në grupin F mes Danimarkës që kryeson e 15 pikë dhe Izraelit të vendit të dytë me 10 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb