Sot janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të vendit. Sipas Autoritetet Rrugor Shqiptar, në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Bogë-Theth gjatë ditës së sotme ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat gjatë natës. Ndërkohë që qarkullimi kryhet pa probleme, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb