Lazio bën një goditje të fortë, siguron një trepikësh të madh në transfertë përballë Atalantës. Ekipi i Sarrit zgjidhi lehtësisht një nga sfida më të vështira në letër, i mjaftoi një gol për pjesë për të marrë një fitore të pastër 0-2.

Zaccagni shënoi që në minutën e 10-të duke i dhënë Lazio-s një bonus shumë të rëndësishëm. Me fillimin e pjesës së dytë, Gasperini hodhi në fushë edhe Berat Gjimshitit, qendërmbrojtësi kuqezi rikthehet në fushë pas një mungesë të gjatë që në fundin e muajit gusht, në përfundim të sfidës ishte lojtari më i vlerësuar në radhët e Atalantës.

Me klas dhe qetësi, Filipe Anderson realizoi golin e dytë për Lazio-n në minutën e 52-të. Sarri i rezervoi disa minuta edhe Elseid Hysaj, i aktivuar në minutën e 72-të. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me bardhekaltërit që merr një trepikësh duke u pozicionuar në vendin e 3-të në kuotën e 24 pikëve, po aq sa edhe Atalanta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb