Thomas Tuchel ka bërë publike listën e Anglisë për ndeshjet e ardhshme në UEFA Nations League, në grumbullimin e tij të parë pas Kupës së Botës 2026.

Në skuadër rikthehen Cole Palmer i Chelsea-t dhe Trent Alexander-Arnold i Real Madridit, dy nga emrat më specialë që i mugnuan “3 Luanëve” në finalet e Kupës së Botës 2026. Ndërkohë për herë të parë përfshihet edhe mesfushori i Bournemouth-it, Alex Scott.

Tuchel ka afruar gjithashtu Myles Lewis-Skelly të Arsenalit, Jarrad Branthwaite të Evertonit, Rio Ngumoha të Liverpoolit dhe Dominic Calvert-Lewin të Leeds United. Në listë rikthehet edhe Lewis Hall i Newcastle.

Ndërkohë, mungojnë Ollie Watkins dhe Ivan Toney, të dy pjesë e Anglisë në Kupën e Botës, por tashmë jashtë planeve të Tuchel për këtë grumbullim. Për të Watkins fatal mund të ketë rezultuar largimi nga Premier League në merkaton e verës, me ish “bomberin” e Aston Villës që zgjodhi të vijojë karrierën e tij në kampionatin e Arabisë Saudite.

Përfaqësuesja angleze do të përballet me Spanjën, dy here ndaj Çekisë si dhe ndaj përfaqësueses kroate, ndeshje të vlefshme këto për League A të Nations League.

Lista E Anglise
 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: