Ligji për rikthimin e basteve online është pritur me debate këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë.

Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti u shpreh ndër të tjera se ky ligj ka problematika dhe se përmes tij lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri.

Sipas tij nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë.

“Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh dhe me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: