Më në fund, Barcelona rikthehet te troftë, shijon këtë sukses edhe Xavi, i pari për të si trajner në krye të ekipit blaugrana:

“Jam shumë i lumtur për këtë trofe, mbi të gjitha për mënyrën se si erdhi. E dominuam Realin gjatë të gjithë ndeshjes, çdo gjë që imagjinoja u zbatua në mënyrë perfekte. Jam shumë i lumtur edhe për lojtarët, shpresoj që ky të jetë trofeu i parë i një serie të gjatë”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

Mediat spanjolle i kanë kushtuar faqet e parë suksesit të Barçës:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Rikthimi i kampionëve”, shkruan Mundo Deportivo. “Super kampionë”, ishte titull i përzgjedhur nga Sport, titull që e gjen thuajse në të gjithë të përditshmet e tjera. Kishte dhe mediat që e cilësuan këtë humbje të Real Madrid si një turpërim, por Ancelotti nuk e sheh në këtë mënyrë:

“Është një term i papranishëm. Humbëm kundër Barcelonës, por mos harroni i mposhtëm në kampionat. Ata luajtën më mirë dhe e merituan fitoren, pikë. Ky është një moment i vështirë që po kalojmë, siç mund të ndodh gjatë një sezoni, por duhet të qëndrojmë të bashkuar. Ky ekip i ka cilësitë për të qenë sërish konkurrues, ka ende shumë rrugë. Do të rikthehemi, kjo është e sigurt”, u shpreh Ancelotti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: