Rikthimi sensacional i Paul Pogba te Juventusi nuk shkoi siç duhet. Ylli francez u dëmtua që në ditët e para në Torino, teksa pret të rikthehet në fushë.Rreth kalimit përsëri te bardhezinjtë ka folur vetë Pogba, në një intervistë të dhënë për GQ Italia.

“Dua të mendoj dhe të them se zemra ime e bëri zgjedhjen. Ishte gjithashtu koha e duhur për t’u kthyer këtu. Tre vitet e fundit në Mançester, i kushtëzuar edhe nga dëmtimet, nuk kanë shkuar siç kam dashur, nuk është mister. Mendova se nëse kësaj i shtojmë faktin që Juve ka dy vite në të cilat nuk e ka fituar Scudetton, ishte një sfidë e mirë.

Ndoshta ishte koha e duhur për t’u takuar përsëri dhe për të provuar të rimarrë vendin që na takon neve, pra mua dhe Juventusit. Mbi të gjitha le t’i rikthehemi fitoreve” – tha ai.

Uuu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: