“Rilindja, Një film nga Beyonce” do të jetë në kinema më 1 dhjetor. Pak ditë më parë, është publikuar edhe traileri zyrtar, i cili e prezanton yllin e popit me një siluetë të jashtëzakonshme. Klipi hapet me shfaqjen e yllit botëror e më pas, me mijëra njerëz që kanë shijuar këngët e saj në mbarë botën.

Në film do të tregohen shumë prej momenteve në prapaskena dhe në prova. “Brake My Soul” dëgjohet në sfond bashkë më shënimin e artistes: “Shpresoj të ndiheni të çliruar. Rilindja nuk ka mbaruar”. Bey ka lajmëruar se filmi që i dedikohet turneut të saj botëror, “Rilindja”, do të përfshijë historinë e saj në karrierën muzikore, por gjithashtu edhe sfidat përmes të cilave ajo ka kaluar për t’u ngjitur në majë.

“I mbyll sytë dhe udhëtoj në hapësirë dhe kohë. Realiteti nuk ka fuqi mbi gjendjen time mendore apo në udhëtimin tim për të gjetur një burim që e mbush qenien time”,- dëgjohet të thotë Beyonce. Më pas, Bey duket edhe më bashkëshortin dhe vajzën, duke rrëfyer për sfidat në kërkim të identitetit të saj. “Në këtë botë të dominuar nga meshkujt, më duhej të isha shumë e ashpër. Mëmësia dhe performancat në skenë më bëjnë të kuptoj se kush jam në të vërtetë. Kam vendosur një balancë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: