Nëna e Beyonce, Tina Knowles, huazoi një nga ansamblet mahnitëse të vajzës së saj për të ecur në tapetin e kuq. Nëna e yllit 70-vjeçar ishte në eventin për shfaqjen ‘Love & Laugher’ të Toni Braxton dhe Cedric the Entertainer.
Duke dashur të bëjë një paraqitje mbresëlënëse në tapetin e kuq, Tina Knowles ka huazuar ansamblin e së bijës, një kostum xhins që Beyoncé veshi në skenë në Louisville, Kentucky, gjatë turneut të saj verën e kaluar.
Nëna e saj sigurisht nuk ka munguar të fotografohet në tapetin e kuq, teksa fotot i ka ripublikuar në llogarinë personale në Instagram.
Tina Knowles borrows one of daughter Beyoncé’s Renaissance Tour outfits for red carpet event https://t.co/vUifHIOuui pic.twitter.com/eBB74uy6uj
— Page Six (@PageSix) April 29, 2024
Ajo shkroi mbi titullin: “Në tapetin e kuq në turneun “Love and Laugher” me të talentuarin Cedric The Entertainer dhe të mrekullueshmen Toni Braxton ❤️ Shfaqja ishte e mrekullueshme!!!!!!❤️❤️❤️.”