Në një kohë kur vendi unë po përballet me pandeminë e COVID-19, Dhoma e Fasonistëve vjen me një kërkesë ndaj qeverisë për ndihmë.

Në kërkesën e saj Dhoma e Fasonistëve bën thirrje për marrjen e masave, ndërsa kërkojnë mbështetje financiare nga shteti.

“Duhen masa mbështetëse ekonomike. Qeveria të marrë masa për situatën. Ne kërkojmë mbështetje financiare. Qeveria të mbulojë pagat e punonjësve si dhe subvencion të qirasë deri në 50% të vlerës. Po ashtu kërkojmë dhe mbulim të plotë të vlerës kontributeve, asistencë për punonjësit që humbin punën si dhe mbështetje financiare për eksportuesit. Kërkojmë rimbursim të TVSH-së”, thuhet në kërkesën e Dhomës së Fasonistëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb