Procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës po kalon në shumë kundërshti nga banorët e Durrësit.

Janë me qindra familje që protestojnë për arsye nga më të ndryshmet, ndërsa mbi 7 mijë të tjera kanë përfituar vlerën për rikonstruksion sipas gradës së demtimit.
Të fundit që janë ngritur në protestë janë banorët e pallatit 783, lagja 5, në të cilin banojnë 40 familje.

Pallati është dëmtuar nga tërmeti në shkallën Ds4. Banorët theksojnë se janë të shqetësuar pasi megjithëse marrin bonus qiraje, ato nuk kanë marrë njoftim nëse do t’u shembet pallati apo do restaurohet.

Pallati është dëmtuar rëndë theksojnë ata por nga Instituti i Ndërtimit nuk u ka shkuar më askush për të bërë një analizë të thelluar.

Ata bëjnë me dije se në Institut u kanë thënë se përgjigjen e kanë dërguar në Bashki dhe deri tani askush nuk ua ka komunikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb