Kryeministri Edi Rama duke folur për projekt-buxhetin e ri ka treguar synimet e qeverisë për vitin 2021.

Rama është fokusuar më shumë tek procesi i Rindërtimit, teksa thekson se deri në mars të vitit tjetër, që përkon me 1 muaj para zgjedhjeve synohet të ndërtohen deri në 2500 banesa individuale.

Po ashtu ai thotë se procesi ka avancuar shumë tek shkollat e kopshtet pasi janë kryer 60% të punimeve kurse për infrastrukturën 30%.

Kryeministri i kërkon familjeve dhe pak durim teksa thekson se procesi i Rindërtimit veç pengesës nga karantina e pranverës ka dhe donatorët që i menaxhojnë vetë fondet dhe qeverisë shqiptare nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i respektojë.

”Brenda këtij viti parashohim të kemi ndërtuar 37 objekte arsimore për të cilat do të shpenzohen 40 milionë dollarë. Brenda marsit ët vitit 2021 besoj do arrijmë mbi 2500 banesa individuale të financuara me 60 milionë dollarë.

Pak më i gjatë është procesi me apartamentet. Janë 16 zona në total. Në të cilat do rindërtohen 4800 apartamente. 160 milionë dollarë. 1.2 milionë metra katrorë infrasturkturë sipërfaqe, për infrastrukturë rrugore, rrjete kanalizimesh, ujësjellësash, trotuare, do jeni gati besojmë brenda 9-mujorit të parë të 2021.

Me projektet e shkollave e kopshteve jemi në një fazë të avancuar dhe mund të themi se kemi kryer 60% deri tani të punëve të parashikuara. Për infrastrukturën jemi 30%.

Natyrisht, mbetet nevoja për t’iu kërkuar gjitha familjeve dhe pak durim. Mos harrojë askush që procesi i rindërtimit ka pasur një pengesë të madhe të krijuar nga karantina e përgjithshme. Natyrisht procesi i Rindërtimit ka dhe donatorët. Kemi ecur më ngadalë se sa fondet e shtetit, për shkak të procedurave të tyre, që vetëm mund t’i respektojmë. Donatorët nuk japin fonde drejtpërdrejt, dhe as nuk ia lënë qeverisë shqiptare. Nuk e bëjnë askund në botë. I menaxhojnë vetë fondet.

Gjëja që ne kemi arritur dhe është shumë pozitive, është që dueht disiplinuar procesi duke standardizuar procesin. Nga pikëpamja e cilësisë, urabnistike të ketë një standard bazë, optimal i gjithë vendevë të BE. Shkollat janë njësoj, pa asnjë ndryshim nga shkollat që frekuentohen nga nxënësit e BE.

Po kështu shtëpitë, apartamentet. Sfida jonë është të ndërtojmë apartamente që do jenë niveli më i mirë i ndërtimit në Shqipëri.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb