TIRANË

Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë ka rinisur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sot KPK ka dhënë vendimin për gjyqtaren e Kavajës Entela Shedula duke vendosur shkarkimin e saj.

KPK ka konstatuar mungesë burimesh për justifikimin e pasurisë për gjyqtaren Shedula.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se seancat në KPK kanë rinisur sot nën masa strikte të sigurisë dhe higjienës duke ndjekur protokolle të përcaktuara mirë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb