TIRANË

Ripërtëritja e PS me të rinj dhe mbledhja e Kongresit të Partisë, ishin dy temat e diskutuara në mbledhjen e Kryesisë së PS, të cilat u njoftuan nga kryesocialisti Rama, në një prononcim për mediat.

“Rrjeti rinor të PS dhe përtej saj, një rrjet vullnetarizmi, qytetarie progresive në funksion të komunitetit dhe sigurish ku ne dëshirojmë të nderveprojmë më të rinjtë dhe tu japim mundësinë që të kenë një mbështetje që të kthehen në aktivistë dhe njerëz të interesuar përtej punëve të veta. E dyta, ngjarja e kongresit të PS që do të adresojë sfidat e përbashkëta të qeverisë për 4 vitet që vijnë”, tha rama

Në funksion të komunitetit, ku ne dëshirojmë të ndërveprojmë me të rinjtë e tu japim mundësinë të kenë një mbështetje për c ka janë të interesuar, të bëjnë si njerëz të interesuar përtej punëve të veta.” u shpreh Rama, ndërsa iu përgjigj me batutë pyetjes së gazetarëve nëse PS po ‘plaket’ duke qenë se po kërkon emrat të rinj.

“Të gjithë jemi duke u plakur në fund të ditës, ka rëndësi sa ndjehesh, jo sa të shkruhet mosha. Gjithmonë të shkuarit para.” theksoi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: