Martin Shkreli, djali famëkeq i farmaceutikës amerikane, është përsëri duke bërë emër në rrjetet sociale. Kësaj ai ka kërcënuar me jetë reperin Ghostface Killah. Në një video në të cilën ka dalë duke pirë verë, i rrethuar nga tre vetë me maska, ai ka kërcënuar pjesëtarin e grupit Wu-Tang Klan.

Shkreli ka paguar garancinë për të qendruar jashtë burgut ndërkohë që përgatitet gjyqi, në bazë të padive të ngritur nga FBI për mashkrime të investitorëve dhe shkeljeve të ligjeve në Wall Street, bën të ditur gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”.

Po duket se djali i emigrantëve shqiptarë është më shumë i shqetësuar nga fyerja që i ka bërë Ghostface Killah, i cili i ka i ka thënë se Martini duket sikur e ka nxjerrë nga hunga Michael Jackson.
Në videon që mund ta shikoni më poshtë, Martin Shkreli i thotë se po ia përmendi më emrin, do ta pësojë keq, e thërret “biri im”, ndonëse i thotë që je plakur dhe të ka ikur koha. Videoja është plot me fjalë të ndyra.

Përkundër këshillave të njerëzve të afërt, Martin Shkreli vijon të kërkojë sa më shumë vëmendje publike. Vështirësitë që po has vetëm sa ia kanë rritur oreksin për të bërë bujë.
Në fakt, videoja ka shkaktuar më shumë tallje dhe fyerje sesa simpati për ish-drejtuesin ekzekutiv të firmës farmaceutike që ngriti çmimin e një ilaçi vital për të sëmurët me AIDS dhe kancer nga $13.50 në $750 për një kokër të vetme.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: