Një lajm i mirë për të gjithë ata që janë lodhur ose sikletosen sa herë shohin adresën e tyre të Gmail: së shpejti mund ta ndryshoni pa humbur email-et dhe dokumentet e vjetra.
Sipas 9to5Google, Google “po mundëson për të gjithëpërdoruesit” ndryshimin e adresës email që lidhet me llogarinë e tyre në Google duke përfshirë ndryshimin e adresës aktuale nënjë “adresë të re email-i që përfundon me gmail.com.”
Nëse bëni këtë ndryshim, adresa e vjetër Gmail duhet të funksionojë ende dhe mund t’i përdorni të dyja versionet për tëhyrë në llogarinë tuaj. Megjithatë, s’mund të krijoni adresa tëreja Gmail që lidhen me këtë llogari për 12 muajt e ardhshë.
Por nëse adresa juaj përfundon me @gmail.com, nuk mund ta ndryshoni. Në këtë rast duhet të ndryshoni emrin që lidhet me adresën ose të hapni një të re dhe të transferoni email-et e kontaktet.
