Rupert Murdoch la gruan e tij të katërt Jerry Hall përmes emailit. Sipas raportimeve nga The Guardian, manjati 92-vjeçar i dërgoi një mesazh gruas së tij në qershor 2022 duke thënë: “Jerry, për fat të keq kam vendosur t’i jap fund martesës sonë.

Sigurisht që kemi kaluar mirë, por kam shumë për të bërë… Avokati im në Nju Jork do të kontaktojë me tuajin menjëherë.”

Me sa duket, kur ajo mori emailin, Hall priste të takonte të shoqin në rezidencën e tyre në Oxfordshire. Gabriel Sherman, një gazetar i
cili ka kaluar dekada duke shkruar për Murdoch, tha se ai pa një kopje të emailit dhe tregoi përmbajtjen e tij në një artikull për Vanity Fair. Çifti u divorcua brenda disa muajsh dhe publikisht thanë se mbetën miq të mirë. Megjithatë, miqtë e Hall të cituar në artikull thanë se ajo në fakt ishte “e shkatërruar, e zemëruar dhe e poshtëruar” nga trajtimi i tij, pasi u kujdes për Murdoch dhe ishte në izolim me të gjatë Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb