Është zgjedhur kryetari i ri i Degës së PD në Belsh. Komisioni i Rithemelimit bën të ditur se fitues është shpallur Flamur Cani me 94% të votave.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Belsh.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Belsh u shpall z. Dritan Flamur Cani me 94% të votave.

Në Maliq, kryetar është zgjedhur Nevjon Chevdet Kodrasi, ndërsa në Vorë, fitues është shpallur Përllumb Ibrahim Brusha.

Njoftimet:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Maliq.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Maliq u shpall z. Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Vorë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall z. Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave.

Sakaq, procesi ka përfunduar edhe në degën e 14 në Tiranë ku fitues ka rezultuar Besim Kuka, ndërsa në Krujë demokratët i kanë besuar drejtimin Xhevahir Biljas.

Njoftimet:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega 14 Tiranë dhe PD Krujë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën:

– Kryetar i PD Dega 14 Tiranë, z. Besim Mexhit Kuka me 78% të votave.

– Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave, z. Xhevair Sali Bilja me 41% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: