Koncerti që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mbajti më 6 shtator në sheshin “Skënderbej” ishte elektrizues dhe mblodhi mijëra shqiptarë pas ritmeve të muzikës së saj.

Në përfundim të koncertit teksa Rita Ora largohej nga skena, fansat i janë afruar për të shkëputur një përqafim ose autografe prej saj.

Por, një prej tyre ka qenë edhe më i guximshëm, teksa i ka propozuar për martesë.

“Rita, a do martohesh me mua të lutem?”, dëgjohet të pyesë fansi këngëtaren, e cila shpërthen në të qeshura së bashku me të pranishmit rreth saj.

Në vijim të rrugës Rita ia kthen: “Çfarë pyetje pa lidhje…”

Ndërkohë, vlen të theksojmë se Rita ka vetëm pak kohë që është martuar në fshehtësi me regjisorin e njohur, Taika Waititi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: