KOSOVE

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Postës së Kosovës.

Pulla me imazhin e saj do të dalë në qarkullim të shtunën, në ditën e lindjes së saj, 26 nëntor.

“Është një nder për Posten e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore.

Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë “-thuhej në deklaratën e kryeshefes së Postës së Kosovës, Kadiu.

Këtë gjë e ka bërë të ditur dhe vetë Rita e cila shprehet se ndihet e nderuar dhe falenderuese për këtë ‘dhuratë’ të veçantë.

“Më është dedikuar një pullë postare për të më nderuar, shumë faleminderit”- shkroi këngëtarja.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: