Rita Ora edhe një herë ka bërë zgjedhjen e duhur në tapetin e kuq. Këngëtarja me origjinë kosovare është zgjedhur si ndër të veshurat më mirë në tapet të kuq të American Music Awards. Këtë radhë në American Music Awards, Rita ka zgjedhur një fustan të gjatë e të verdhë nga Zac Posen dhe ka treguar se ishte zgjedhje e minutës së fundit. Këngëtarja fustanin elegant e ka shoqëruar me një çantë dorës Swarowski, ndërsa flokët i kishte mbledhur.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: