Recete nga znj Eneida
Përbërësit

300 gr oriz për rizoto
100 gr karkaleca të vegjël
10 gr bojë sepjesh
1 qepë e vogël
Vaj ulliri
60 ml verë e bardhë
Djathë grana padano
Majdanoz
1 L lëng perimesh
Kripë
Piper i zi

Përgatitja
Grijmë imët qepën dhe e skuqim në një tigan me vaj ulliri. Më pas shtojmë karkalecat, orizin, i shuajmë me verë dhe shtojmë lëngun e mishit pak nga pak. Nga mesi i gatimit shtojmë bojën e zezë dhe vazhdojmë me pjesën tjetër të lëngut. Në fund shtojmë kripë, piper të zi, djathin e grirë dhe majdanozin e grirë mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb