Teksa në stadiumin Bentegoli të Veronës gjithçka është gati për koncertin e tij në 14 korrik, Robbie William befason fansat e tij duke u shfaqur plotësisht nudo në albumin e ri ‘Under The Radar Volume 2’, i cili pritet të dalë brenda vitit dhe të cilin mund të porosisni në Website e tij.
Postari ka njoftuar me një video në Youtube për albumin e tij dhe shkruan: ’Eshtë një album me këngë për të cilin jam krenar’
Një foto me kurriz, nudo, i varur në një pemë të madhe, kështu Robbie Williams është prezantuar përpara fansave në kopertinën e ‘Under The Radar Volume 2’ dhe në video tregon për këngët e pa publikuara, për të cilat thotë se ndjehet krenar.
(da.xha/BalkanWeb)
