TIRANE
Robert Berisha dhe Nora Istrefi edhe pse janë të divorcuar ata gjithmonë kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë midis tyre.
Mbrëmjet e sotme, këngëtari nga Kosova ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka ndarë me publikun detaje nga karriera dhe jeta e tij private.
Roberti ndër të tjera, foli dhe për Nora Istrefin pas pyetjes së një nga piterpanistëve.
Enia:Po ti e ke shoqe akoma Norën?
Robert Berisha:Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe.
Teksa rrëfeu marrëdhënien me ish-partneren e tij Nora Istrefi, këngëtari dhe moderatori foli gjithashtu dhe për të përbashkëtat e kësaj të fundit me vajzën e tyre, Renee.
“Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë.”- tha ai për “Në kurthin e Piter Pan”.