ITALI-Roja bregdetare italiane kanë shpëtuar gjatë ditës së premte në operacione të ndryshme rreth 3300 emigrantë të cilët përpiqeshin të kalonin në Mesdhe.

Gjatë një operacioni në kanalin e Siçilisë janë gjetur 17 kufoma në tri anije, ndërsa 217 personat e tjerë janë shpëtuar. Sipas Rojes Bregdetare italiane thirrjet për ndihmë janë bërë nga 17 anije të ndryshme vetëm gjatë ditës së premte.

Gjithashtu bëhet me dije së në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë edhe anijet irlandeze, gjermane dhe belge.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (ONM) vetëm gjatë këtij viti kanë vdekur rreth 1826 emigrantë duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun. Shifrat janë rreth 30 herë më të larta krahasuar me një vit më parë.

Emigrantët vijnë kryesisht nga zonat e luftës për një jetë më të mirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: