NGA ZONJA VJOLLCA*

4 patëllxhanë
2 fileto pule
2-3 thelpinj hudhër
50 gr djathë kaçkavall
1 lugë gjelle gjalpë
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Fara finoku

Pasi i kemi larë dhe tharë patëllxhanët, qërojmë lëkurën në dy anët e tyre. Pjesën që qëruam vazhdojmë ta presim si fetë 05. ml duke vazhduar deri afër fundit por jo deri në fund. E vazhdojmë prerjen duke pastruar pjesën e brendshme në mënyrë që e prera të vazhdojë pandërprerë edhe në pjesën tjetër ku kemi qëruar patëllxhanin (në formën e një U-je). I vendosim patëllxhanët në një tas duke i marinuar me 2 lugë gjelle vaj ulliri, një thelpi hudhër të shtypur, kripë dhe piper, dhe më pas i vendosim në furrë për 7 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius. Në të njëjtën mënyrë marinojmë dhe filetot e pulës duke shtuar dhe disa fara finoku.

I kalojmë filetot e pulës në tigan me pak gjalpë dhe i kaurdisim derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Në të njëjtin tigan shtojmë dhe pjesën e brendshme të patëllxhanëve të cilën e kemi prerë në shirita dhe i lëmë në zjarr bashkë për 2 minuta. Largojmë nga furra patëllxhanët, presim filetot në 4 pjesë dhe secilën prej tyre e vendosim mbi patëllxhanët e pjekur. E bëjmë role duke e fiksuar me stikadent dhe më pas në mënyrë estetike vendosim fijet e patëllxhanëve që skuqëm. Vendosim mbi patëllxhanë nga një fetë djathë kaçkavall të prerë në formë X dhe i vendosim përsëri në furrë për 5 minuta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb