Roma bie në sfidën e parë në Europa League, Salzburg siguroi një fitore minimale 1-0 fal një goli të shënuar në fund nga Capaldo. Në “Red Bull Arena” u zhvillua një sfidë e hapur me raste për shënim nga të dy ekipet. Pas pjesës së parë, Jose Mourinho humbi shërbimet e Paulo Dybala i cili qëndroi në dhomat e zhveshja pas një dëmtimi të pësuar.

Mou
Mou

Verdhekuqtë ishin dhe të pafat teksa brenda pak minutash goditën dy herë shtyllën, fillimisht me Cristante dhe më pas me Belottin që shumë pranë vijës fatale nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë. Në minutën e 88-të, Capaldo iu shkëput mirë mbulim të mbrojtjes romane dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë Salzburg një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit:

“Nëse nuk shënon, rrezikon të humbasësh. Ne i dimë limitet dhe cilësitë tona, por kur skuadra jep gjithçka, nuk kam për çfarë t’i kritikojë”, u shpreh Jose Mourinho pas ndeshjes ku nuk preferoi për asnjë minutë Marash Kumbullën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: