Roma e bën dramë kualifikimin në Europa League, thyen me përmbysje Ludogorets duke siguruar një biletë në fazën me eliminim direkt. Ndryshe nga se pritej, verdhekuqtë e Jose Mourinho-s vuajtën jo pak, në fundin e pjesës së parë e gjetën veten në dizavantazh.

Roma
Roma

Në pjesën e dytë, brenda 10-minuta, kapiteni Pellegrini realizoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë duke përmbysur rezultatin. Kryeqytetasit ishin edhe me fat, teksa VAR i anuloj një gol Nonato-s në minutën e minutën e 77-të. Për të mbyllur llogaritë me Ludogorets mendoi Zaniolo që në minutën e 85-të me një aksion personal sigloi shifrat në 3-1.

Jose
Jose

Me këtë sukses, Roma e mbyll Grupin C në vendin e dytë në kuotën e 10-të pikëve: “Ishte me të vërtetë një ndeshje e vështirë, por në pjesën e dytë patën një sjellje ndryshe. Për ne ishte e rëndësishme të kalonim fazën e grupeve, për prestigj dhe evolucion. Tani vijnë peshkaqenët”, u shpreh Jose Mourinho pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb