Cristiano Ronaldo tejkaloi brazilianin Pele me golin e tij të 758-të për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit.

UEFA ka bërë të ditur se sulmuesi çeko-austriak Josef Bican është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 805 gola në karrierë.

Ylli portugez shënoi dy gola për Juventusin në fitoren e mbrëmshme 4-1 kundër skuadrës Udinese.

Për Juventusin shënuan edhe Federico Chiesa dhe Paulo Dybala, ndërsa Marvin Zeegelaar shënoi golin e vetëm për skuadrën Udinese.

Juventus me këtë fitore radhitet e 5-ta në kampionatin italian me 27 pikë dhe është 10 pikë pas Milanit që ndodhet në vendin e parë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb