Një situatë e papritur mund të ndryshojë të ardhmen e Cristiano Ronaldos me Kombëtaren e Portugalisë. Kapiteni i luzitanëve raportohet se ka marrë një vendim të qartë në lidhje me përfaqësuesen, duke e lidhur vazhdimin e tij me një emër të vetëm: Jorge Jesus.

Marrëdhënia mes dy protagonistëve nuk është më ajo e dikurshmja dhe, sipas raportimeve, situata mes tyre është përkeqësuar në mënyrë të pakthyeshme. Ronaldo nuk dëshiron të jetë pjesë e Portugalisë për sa kohë Jorge Jesus vazhdon të drejtojë skuadrën kombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb