Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes komentoi largimin e Cristiano Ronaldos nga përfaqësuesja luzitane. Bruno Fernandes shprehet se Ronaldo vazhdon të shihet si një figurë unike për Kombëtaren, ndërsa thekson se trashëgimia e tij do të mbetet e përjetshme. Ndër të tjera, ai tregon edhe bisedën me CR7.

“Kam folur me Cristianon dhe i kam thënë se ai është dhe do të mbetet gjithmonë ikona më e madhe e Kombëtares sonë dhe e vendit tonë. Ai do të jetë gjithmonë më i madhi për ne”.

“Kombëtarja jonë është e bashkuar, jo e ndarë. Kjo është e rëndësishme. Çështjet duhet të zgjidhen brenda grupit dhe të përfundojnë mirë për të dyja palët”.

Mendoj se ai e ka një vend të rezervuar, pa asnjë dyshim, jo vetëm mes më të mëdhenjve të të gjitha kohërave, por edhe në zemrat e të gjithë portugezëve. Kjo do të mbetet gjithmonë dhe përgjithmonë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb