Mund të duket e pabesueshme por në mediat britanike po merr gjithmonë e më shumë jehonë lajmi se Cristiano Ronaldo do të kthehet të luaj në “Premier League”, këtë herë jo për Manchester United, por për Chelsea.

Kjo hipotezë nuk mbetet dhe aq e tillë pasi Real Madrid po kërkon prej kohësh yllin e “bluve” të Londrës Eden Hazard dhe mundësia për ta arritur është një shkëmbim me Cristiano Ronaldo-n.
351966_TS_29-12-17_5177079244_-800x450
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Sun”, që shprehet se sulmuesi 32-vjeçar është gati të lërë skuadrën “merengues” për t’u rikthyer në Premier League, duke parë sezonin e dobët që po zhvillon Reali. Kalimi i tij te Chelsea do të lehtësonte shumë transferimin e Hazard në Madrid, pasi vlera e belgut është e lartë edhe pse në garë për mesfushorin është edhe City. “Ky transferim te Chelsea ka më shumë kuptim se në çdo skuadër tjetër, pasi përfitojnë të gjithë”, tha një burim pranë Real.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb