Al Nassr ka ndarë rrugët me trajnerin Rudi Garcia. Lajmi është dhënë nga klubi arab, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në skuadrën ku aktivizohet CR7, tekniku i njohur ka qëndruar në pankinë 26 ndeshje, me skuadrën që ka marrë mesatarisht vetëm 2.27 pikë për takim. Frenat e skuadrës do t’i marrë “timonieri” i U19, Dinko Jelicic.

“Al Nassr njofton se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Bordi dhe të gjithë anëtarët e Al Nassr dëshirojnë të falenderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 8 muajve të fundit. Gjithashtu njoftojmë se trajneri ynë i U-19, Z. Dinko Jelicic do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë” – Shkruan klubi.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: