Një përplasje me trajnerin Jorge Jesus i ka kushtuar Cristiano Ronaldos një pezullim të përkohshëm nga Federata Portugeze e Futbollit. Ylli portugez është vënë nën hetim disiplinor pasi u largua nga grumbullimi i kombëtares, në prag të sfidës me Danimarkën në Ligën e Kombeve.

Vendimi:

“Fillimi i procedimit disiplinor ndaj Kristiano Ronaldos, me vendim të Seksionit Joprofesionist të datës 9 tetor 2026, me qëllim shqyrtimin e çdo përgjegjësie të mundshme disiplinore lidhur me ngjarjet e ndodhura më 7 tetor.

Pa cenuar pezullimin automatik parandalues, të cilit ai iu nënshtrua deri në datën e nisjes së procedimit, u vendos pezullimi parandalues joautomatik i lojtarit dhe procedimit iu dha karakter urgjent.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb