Odise Roshi nuk mungoi në tribunat e “Air Albania”, teksa dha mendimin e tij për sfidën Shqipëri-Moldavi në fund të pjesës së parë (0-0).

“Është më bukur të jesh në fushë, atmosfera është shumë e bukur. Këto janë zgjedhje të trajnerët. Kualiteti jonë është shumë më i lartë se i Moldavisë. Fusha nuk është e mirë, ka probleme, shpresoj të shënojmë në pjesën e dytë.

Është një kënaqësi të luash për Kombëtaren. Kur jemi në tribunë jemi tifozët më të mëdhenj të Kombëtares, kur jemi në fushë japim 100%. Shpresoj mos kem dëmtim, të mbarojë fazën përgatitore me sukses. Kam qenë shumë ndeshje në të tilla situata.

Janë disa ekipe që mbyllen mbrapa. Moldavia i ka marrë barazim Çekisë. Shpresoj shumë të shënojmë në pjesën e dytë. Isha me Bekimin po e shikoja ndeshje. “Mos tha, iu rikthyen shtyllat prap Cikalleshit”. Ai është një lojtar me përvojë, e goditi portën për të shënuar. Cika dhe Sadiku ka qenë pjesë e një Europiani shumë të madh. Shpresoj te një 2-0″, u shpreh Roshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: