Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, ylli i bejsbollit Cole Tucker, kanë ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se po bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti, i cili mirëpriti fëmijën e tyre të parë korrikun e kaluar , njoftoi të shtunën në Instagram se po përgatiten për “raundin e dytë”.

Në postim, ata përfshinë një sërë imazhesh të Tucker duke qëndruar pranë Hudgens, e cila mban veshur një komplet të bardhë të gjatë me barkun e saj shtatzënë të zbuluar. Dy nga fotot e paraqesin yllin e High School Musical duke treguar barkun e saj.

Hudgens, 36 vjeç, u martua me Tucker, 29 vjeç, një lojtar bejsbolli  pas tre vitesh lidhje. Të dy u takuan përmes një seminari meditimi në Zoom të organizuar nga Joe Jonas në fillim të pandemisë Covid në vitin 2020. Më vonë atë vit, në nëntor, dyshja u panë duke mbajtur duart, dhe vitin pasardhës, e bënë zyrtare lidhjen e tyre në mediat sociale.

“Pas fundjavës sonë të parë së bashku, e telefonova motrën time dhe i thashë: ‘Mendoj se sapo gjeta burrin tim të ardhshëm’”, pranoi këngëtarja dhe ish-ylli i Disney-t në një intervistë në prill 2023 për Today.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb