Aktorja e famshme, Vanessa Hudgens, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me basketbollistin e MLB, Cole Tucker.

Sipas burimeve nga Just Jared, vetëm 10 muaj pas fejesës çifti i dhanë fund beqarisë në Tulum të Meksikës gjatë fundjavës.

Dyshja akoma nuk e kanë konfirmuar lajmin, duke qëndruar mjaft diskret për ditën e tyre më të rëndësishme.

Kujtojmë se vetëm dy muaj më parë Vanessa iu dha fund aludimeve të fansave se është në pritje të ëmbël përmes një postimi në “Instagram”, teksa së fundmi ndau me fansat momente nga festa e saj e beqarisë në Aspen.

Çifti ndezi thashethemet për lidhje në nëntor të vitit 2020 kur u panë të kapur për dore në Los Angeles.

Gjatë një paraqitjeje në maj të vitit 2021 në The Drew Barrymore Show, aktorja e famshme zbuloi se ishte ajo që bëri lëvizjen e para pasi ata u takuan në një telefonatë Zoom me grupin e meditimit.

Më parë, ylli i Spring Breakers për 5 vite radhazi ishte në një lidhje me aktorin, Zac Effron, ndëra nga viti 2011 Vanessa nisi një romancë të re me Austin Butler teksa u nda pas 8 vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb