Flota e kompanisë shqiptare “Rozafa Fish” nxjerr dhe njëherë krenare Shqipërinë. Peshkatarët e flotës shqiptare kanë zënë të parët tonin në Mesdhe, para flotës franceze, italiane dhe spanjolle.

Vetëm pak ditë më parë flota e Rozafës doli në det të hapur pas pandemisë së COVID-19 duke kthyer prej andej fitimtare e duke premtuar për të gjithë klientët e saj produktet më të mira të detit.

‘Rozafa Fish’, kompania e njohur, e sipërmarrësit Gjergj Luca, i ka qëndruar gjithmonë besnike shijeve të klientëve të saj duke sjellë në tregun shqiptar dhe atë evropian peshkun dhe prodhimet më cilësore të detit të përpunuara me teknologjinë më të mirë.

E pikërisht këtij qëllimi i ka shërbyer dhe puna e flotës së saj detare, e cila ka triumfuar në ‘fushën e betejës’, në detin Mesdhe përballë flotave të tjera të vendeve evropiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb