Gjashtë oficerë nga Policia e Memphis janë pushuar nga detyra gjatë hetimit të rrahjes barbare ndaj 29-vjeçarit, Tire Nichols në SHBA.

“Oficeri Preston Hemphill është liruar nga detyra në pritje të rezultatit të hetimit administrativ”, tha departamenti i policisë për mediat amerikane.

Nichols, ndërroi jetë tre ditë pas dhunës të ushtruar nga pesë policë më 7 janar.

Menjëherë pas bërjes publike të disa videove, ku shihej dhuna e ushtruar nga policët ndaj 29-vjeçarit, shpërthyen protestat në SHBA.

Ndërsa pesë oficerë janë shkarkuar dhe akuzuar për vdekjen e Nichols më herët, sot u pushua dhe i gjashti.

Amerikanët kanë protestuar mbi të drejtat e  njerëzve më ngjyrë dhe kontrollit të dhunës nga oficerët e policisë.

Kujtojmë që në 25 maj të vitit 2022 në SHBA ka ndodhur dhe vrasja e George Floyd, një tjetri amerikani me ngjyrë, i cili pasoi me protesta në mbarë botën nën sloganin “Black Lives Matter”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: