Dy djemtë e ish-missit të njohur, Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një episodi të dhunshëm ndaj një efektivi të rendit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur të rinjtë sulmuan punonjësin e policisë “për shkak të detyrës së tij”.

Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata vazhduan me incidente, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kërcënuar efektivët që ndodheshin aty.

Sipas burimeve zyrtare, materialet janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb