DIBER – Një 46-vjeçar nga Bulqiza ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin Defrim Lica, banues në Gjoricë, i cili ka dhunuar në banesë bashkëshorten e tij M.Lica.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Defrim Lica, 46 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij M.L. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.”- bën të ditur policia.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb