Arrest në shtëpi ka qenë masa që sapo është dhënë nga Gjykata e Përmetit në ngarkim të 48-vjeçarit Klement Ndina, i cili tre ditë më parë rrahu me leva dhe mjete të forta Konstandin Xhallon 35 vjeç së bashku me të atin e tij dhe një person tjetër.

Fati i jetës së Xhallos është ende i paditur pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë ai pasi gjendet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë që nga dita e sulmit ndj tij.

Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami kishte kërkuar në seancën e sotme masën e arrestit ‘Burg Pa Afat’ per 48-vjeçarin por gjyqtarja Yrvete Shkreli vendosi masën e arrestit në kushte shtëpie. Tre ditë më parë Klement Ndina përveçse rrahu për vdekje Konstandin Xhallon dhe dy të tjerë, keqtrajtoi edhe trupën policore, por kjo rrethanë nuk u mor në konsideratë nga gjyqtarja Shkreli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb