Këngëtarja Rosela Gjylbegu në një intervistë për emisionin Chic në News24 të gazetares Fjodora Fjora ka folur për paraqitjen e saj më të fundit pas një pauze në skenën shqiptare. Por nuk ngurron të flasë edhe për punën e saj pranë politikanëve.

Rosela është shprehur se është rikthyer në muzikë për të përcjellë një mesazh të fortë se në fund të tunelit ka gjithmonë një dritë, që në këngën e saj është dashuria.

Kjo këngë vjen si bashkëpunimi i radhës me Darko Dimitrov, i cili është kompozitori dhe një bashkëpunimi të ri me autorin e këngës, i cili është Lindon Berisha. Rosela thotë se e vetmja gjë që e shqetësonte pak ishte se nuk e njihte temperamentin e tij por kur mori vesh më pas se ishte djali i një artisti të madh që këngëtarja e kishte admiruar dhe i gjithë bashkëpunimi kishte shkuar për mrekulli.

Ajo që përçohet nga kjo këngë nuk është vetëm ritmi por dhe një mesazh i fortë. Ky miksim është kërkuar nga vetë Rosela e cila shpjegon që ritmi tërheq pjesën rinore dhe në këtë mënyrë përçohet dhe mesazhi që ajo e cilëson mjaft të rëndësishëm.

Kjo është dhe arsyeja që sot e shohim Roselën larg baladave dhe mjaft energjike. Ajo ka munguar në edicionin e kaluar të Këngës Magjike, por kësaj here kthehet mjaft energjike. Rosela kërkon nga muzika që të kënaqet vetë dhe t’i pëlqejë publikut. Ajo thotë se ndihet mjaft e lumtur kur është pranë njerëzve që e vlerësojnë dhe kërkojnë nga ajo që të bëjë më shpesh këngë. Dhe pse për të është e pamundur qoftë nga jeta zyrtare që është aktive por dhe financiarisht.

Por kritikat ndaj vetes nuk mungojnë dhe pse mundohet që të paraqesë një stil mjaft origjinal dhe të thjesht. Por një faktor tjetër që ndikon është dhe jeta saj tjetër profesionale. Prej kohësh Rosela punon në një institucion ku ka të bëjë me politikën. “Jam mjaft e angazhuar. Kur më kanë pyetur a jam ndjerë ndonjëherë e joshur nga politika jam shprehur gjithmonë jo. Më pëlqen puna që bëj. Është e mbushur plot dinamizëm dhe energji. Më pëlqen të bëj një jetë të ngarkuar me veprimtari”, tha këngëtarja.

Por kur bëhet fjalë për jetën private ajo nuk pranon të tregojë detaje dhe në këtë mënyrë respekton privatësinë e familjes së saj dhe pse shprehet që bën një jetë mjaft të thjesht dhe së udhëton në këmbë. Por nuk mungon gjatë intervistës dhe vlerësimi i saj për “Dashurinë e Jetës” së saj, mamin.

Rosela thotë se beson tek vlerat e familjes dhe se edukata është një virtyt i fituar nga bazat e forta familjare. Ndaj dhe ajo kohën e lirë përveçse me familjen e kalon me sportin dhe palestrën.
Si përmbyllje të intervistës Rosela Gjylbegu thotë se po punon për një performancë origjinale dhe të thjeshte. Ku theksi bie mbi mesazhin dhe kërkon që publiku të marr më të mirën prej saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: