Giacomo Vrioni zgjodhi të transferohej në MLS amerikane. Sulmuesi shqiptar, pas një eksperience pozitive në Europë, e pa të arsyeshme të vazhdonte karrierën te New England Revolution. Në një intervistë të dhënë, Vrioni tregon përse bëri këtë zgjedhje, sakaq lë të hapur gjithçka për të ardhmen.

“Tani që jam këtu, do të përqendrohem të luaj këtu, të bëj të gjitha gjërat që më kërkon trajneri dhe do të përpiqem me siguri të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola sepse ky është qëllimi im.Dua të mësoj shumë nga trajneri Bruce Arena sepse është shumë i mirë, ka stërvitur edhe Kombëtaren e Amerikës. Unë e di se çfarë lloji trajneri kam. Jemi një ekip i madh, që luan futboll të mirë. Kam pasur shumë skuadra që ishin të interesuara, por një telefonatë me trajnerin dhe thirrjet telefonike të tjera me njerëz që janë këtu, më dhanë shumë rehati. Pashë që ata besonin shumë te unë. Për të ardhmen nuk e di, dua të fokusohem këtu” – tha ai.

 

Vvv

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: